Hila: Xhaçka, hiq dorë nga mendësia sovjetike - Bota Sot
Hila: Xhaçka, hiq dorë nga mendësia sovjetike

Shqipëria

E hënë, 15 tetor 2018

Hila: Xhaçka, hiq dorë nga mendësia sovjetike

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 22:00
Hila

Në Orikum, donim të xhironim edhe një pjesë nga historia e bazës së Pashë Alimanit sepse bota e përdor shumë turizmin e Luftës së Ftohtë ose turizmin e arkeologjisë. Profesor Ceka më ndricoi sepse kishte paraqitur para 7 vitesh një projekt që baza e Pashë Alimanit të konservojë në mënyrë që të ishte një pjesë e turit turistik të vizitorëve si një muzeum i Luftës së Ftohtë.

Ky projekt ka 7 vjet që rri i ngrirë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk na lanë të filmonim një nëndetëse të ndryshkur që në fakt Ministria po e lyen pikërisht për këtë turizëm. Na thanë që duhet të bënim shkresat. Imagjinoni kur dy personazhe si unë dhe profesor Ceka dhe një trup televizive nuk e lënë që të filmojë dhe duhet të kalojë një postobllok që të shikojë Orikumin, imagjinoni turistin e thjeshtë. Kështu që Zonja Xhacka duhet të heqë dorë nga mendësia sovjetike se mos i filmojnë bazën sepse atë bazë e filmojnë me tërë objektiv nga Pumja, një lokal aty pranë. Mund ta filmojnë nga çdo lokal i Vlorës apo me Google Map.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test