Dosja "Shullazi", hetim disiplinor për 10 prokurorë

Shqipëria

Dosja "Shullazi", hetim disiplinor për 10 prokurorë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:33
Kuvendi i Shqipërisë

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve.

Hetimi ka nisur ndaj prokurorëve: Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.

Dejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka thirrur këtë prokurorët për të hapur shortin, i cili i duhet të zgjidhte prokurorin që do të përfaqësonte akuzën në shpalljen e pretencës.

Por gjatë kësaj mbledhje të zhvilluar në dyer të mbyllura, prokurorët janë rebeluar ndaj Prelës, duke braktisur mbledhjen.

Gjatë mbledhjes prokurorët kishin sugjeruar ndërhyrjen e Kryeprokurores Arta Marku, që të zgjidhte këtë ngërç, por ky version është kundërshtuar nga Prela që ka këmbëngulur që kjo të zgjidhet me short.

Sot për këte foli nga Shkodra edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat