Dalin detajet, si e nxorri nga burgu Rezarta nipin e Enver Hoxhës

Shqipëria

Dalin detajet, si e nxorri nga burgu Rezarta nipin e Enver Hoxhës

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 08:54
Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta

Lajmi më i komentuar ditët e fundit në mediat shqiptare ka qënë lirimi i Ermal Hoxhës nga burgu.

Ishte Rezarta Shkurta, bashkëshortja e tij që bëri publik lajmin përmes një postimi në Instagram ku tregonte se familja e saj u ribashkua.

Edhe pse i kishin mbetur akoma edhe 1 vit e 8 muaj burg nipi i ish-diktatorit arriti të lirohej para kohe pasi kishte bërë një kërkesë në Gjykatë.

Sipas “Birn” ai kishte dërguar në Gjykatën e Fierit një kërkesë për lirimin me kusht, me pretendimin se ishte riedukuar dhe ishte i gatshëm të integrohej në shoqëri. 

Gjithashtu ai ka paraqitur edhe një kontratë pune për punësim si ekonomist në kompaninë e bashkëshortes. 

Më pas Gjykata ka vendosur ta lirojë duke përmendur si argument riintegrimin në shoqëri dhe punësimin në kompaninë e të shoqes. 

Gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se Ermali ishte baba i një fëmije të mitur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat