Loti i parë i rrugës Korçë-Ersekë, lidh katër fshatra

Shqipëria

Loti i parë i rrugës Korçë-Ersekë, lidh katër fshatra

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 09:42
Loti i parë i rrugës Korçë-Ersekë

Loti i parë i rrugës Korçë-Ersekë, prej 17,6 km krijon lidhjen e qytetit me 4 fshatra, të cilat janë pjesë e projektit “100 Fshatrat”.

Aksi i ndërtuar është një rrugë e kategoricë “C1”. Me kërkesën e Bashkisë Korçë projekti ka pësuar ndryshime gjatë zbatimit të tij, ndërsa në zonën urbane rreth 2 kilometër është plotësuar edhe me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor, trotuaret.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga pjesa e ndërtuar e rrugës Korçë-Ersekë, duke garantuar se është zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi, kalimi në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga 17.6 km e para të përfunduara të rrugës Korçë-Ersekë, me standarde europiane dhe e plotësuar në pjesën urbane të saj me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si edhe duke zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimin në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri premton se “vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e tërë zonës”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat