Dalin fotot: Ja si do duket terminali i autobusëve në Tiranë - Bota Sot
Dalin fotot: Ja si do duket terminali i autobusëve në Tiranë

Shqipëria

Dalin fotot: Ja si do duket terminali i autobusëve në Tiranë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Pas përfundimit të një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin, si ai i sheshit “Skënderbej”, Pazari i Ri, apo edhe vijimi i projektit për Bulevardin e Ri, Bashkia e Tiranës do të nisë javën tjetër punën për zbatimin e një tjetër projekti madhor. Bëhet fjalë për ndërtimin e Terminalit të Autobusëve që do të ngrihet në pjesën hyrëse të Tiranës, nga ana perëndimore.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetet sociale, ku thekson se ndërtimi i këtij terminali do t’i japë zgjidhje hyrje-daljeve të autobusëve në Tiranë dhe shpërndarjen e pasagjerëve nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit.

“Jemi gati për ‘Tirana West Terminal’. Javën tjetër nisim Terminalin e Autobusëve interurbanë në zonën perëndimore të qytetit që zgjidh përfundimisht hyrje-daljet në Tiranë dhe lidhjen multimodale me bus/biçi/taxi në pjesën tjetër të qytetit!”, shkruan kryebashkiaku në Twitter.

Projekti që është hartuar nga studio prestigjoze ndërkombëtare “GrimshawArch & EBRD” parashikon kushte moderne për lëvizjen e autobusëve dhe shpërndarjen e pasagjerëve, nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit. Gjithashtu, ai parashikon mjedise ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambiente sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve. Stacioni “Tirana Bus Terminal” do të ndërtohet në afërsi të kthesës së Kamzës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...