Të tjera zbulime në qytetin antik në fshatin Babunjë të Lushnjes - Bota Sot
Të tjera zbulime në qytetin antik në fshatin Babunjë të Lushnjes

Shqipëria

E mërkurë, 17 tetor 2018

Të tjera zbulime në qytetin antik në fshatin Babunjë të Lushnjes

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 20:39
Fshati Babunjë në Lushnje

I zbuluar disa dekada më parë, një qytet antik në kodrinën e fshatit Babunjë të Lushnjës, është duke u eksploruar vitet e fundit.

Fondi i Institutit Arkeologjik shqiptar e ka përfshirë këtë vendndodhje që prej viteve ’80.

Një ekspeditë e formuar me arkeologë shqiptarë, në bashkëpunim me studentë dhe arkeologë nga Universiteti i Berlinit, kanë nxjerrë në dritë fakte të reja për këtë vendbanim.

Arkeologu Eduard Shehi tregon se gjatë gërmimeve është zbuluar muri i fortifikimit, i cili është pothuaj deri në tre metër thellësi, i krijuar me gurë të përmasave të mëdha, si dhe pjesë të një banese në majën e kodrinës.

Ky është vetëm hapi i parë i zbulimit të këtij qyteti, i cili mendohet të jetë braktisur befasisht nga banorët. Megjithatë ekziston edhe teza, sipas provave historike, për shfarosje së popullsisë së zonës pas luftërave iliro-romake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test