Banda ‘Bajri’, reagon Ditmir Bushati: Gjuhët e përdala konfirmojnë suksesin - Bota Sot
Banda ‘Bajri’, reagon Ditmir Bushati: Gjuhët e përdala konfirmojnë suksesin

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Banda ‘Bajri’, reagon Ditmir Bushati: Gjuhët e përdala konfirmojnë suksesin

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:27
Ditmir Bushati

Teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një status në Facebook për operacionin në Shkodër shtron pyetjen a është përgjuar ministri Bushati, ky i fundit i është përgjigjur sërish në rrjetet sociale.

Paloka shkruan: “Paska dalë Drejtori i Policisë, i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë në arrestimin e Bajrajve. “Kemi 6 muaj që i përgjojmë”- thuhet në deklaratë. Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar: a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur siç keni bërë me përgjimet e tjera…?”.

Por ministri Bushati në një postim në Tuiter thotë se “gjuhet ë përdala konfirmojnë suksesin e operacionit.

“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test