Kryemadhi: Riorganizim strukturash për aksionin opozitar

Shqipëria

Kryemadhi: Riorganizim strukturash për aksionin opozitar

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 06:41
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së për riorganizimn e partisë për zgjedhjet vendore dhe aksionin politik të opozitës.

Në fjalën e saj Kryemadhi tha se “takimi i sotëm është jo vetëm nga ana organizative por për një opozitë më aktive”.

“Axhenda jonë do të jetë një axhendë e shpejtë dhe energjike, prandaj strukturat duhet të jenë energjike dhe të organizuara. Ne duam të evidentojmë jo vetëm problemet në qytete por dhe evidentimin e anëtarësisë e cila është e pakënaqur”, tha ajo.

Po ashtu, Kryemadhi tha se “Elbasani është një nga strukturat më të organizuara të LSI-së. Ne në Elbasan duhet të jemi më të përgatitur për ta hapur partinë, po ashtu do të bashkëpunojmë me strukturat e PD dhe PDIU, për të patur një aksion politik të opozitës së bashkuar”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat