Në Tropojë 7 policë për të “nënshtruar” një grua, ajo i denoncon për dhunë, ata e denoncojnë për kundërshtim

Shqipëria

Në Tropojë 7 policë për të “nënshtruar” një grua, ajo i denoncon për dhunë, ata e denoncojnë për kundërshtim

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 08:25
Tropojë

Një grua ka denoncuar 7 efektivë Police në Tropojë për dhunë ndaj saj.

Nga an e tyre edhe policët “nuk kanë ngelur mrapa”. Ata i janë kundërpërgjigjur “flak për flakë”, duke e denoncuar gruan për kundërshtim dhe kërcënim.

Në këto rrethana Policia e Tropojë ka u referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë. Për të dyja palët veç e veç.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 21. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për punonjësit e policisë, S. T., 53 vjeç, banues në Kukës, F. V., 41 vjeç, banues në Tropojë, F. P., 44 vjeç, banues në Tropojë, N. M., 38 vjeç, banues në Tropojë, F. Rr., 48 vjeç, banues në Tropojë, A. M., 26 vjeçe, banues në fshatin Begaj, Tropojë, E. D., 50 vjeç, banues në Tropojë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja Sh. H., 50 vjeçe, banuese në Markaj, Tropojë, me pretendimin se ndaj saj është përdorur forcë edhe dhunë. Neni 250 i Kodit Penal.

Më datë 21. 09. 2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasen Sh. H., (H.), 50 vjeçe, banuese në Markaj Tropojë, pasi në fshatin Markaj, gjatë zbatimit të një vendimi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e policisë. Neni 236 e 84 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat