Lufta me grupet kriminale; Lamallari: Hetimi kërkon kohë, ka qindra orë përgjime - Bota Sot
Lufta me grupet kriminale; Lamallari: Hetimi kërkon kohë, ka qindra orë përgjime

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Lufta me grupet kriminale; Lamallari: Hetimi kërkon kohë, ka qindra orë përgjime

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 15:39
Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari flet për luftën ndaj 40 grupeve kriminale të identifikuara 9 muaj më parë dhe pritshmëritë e publikut. Në një interviste për Top Channel ai thotë se duhet kuptuar që hetimi i krimit të organizuar është proces kompleks, ku bëhet fjalë për qindra orë përgjimesh, survejime ambientesh, apo edhe shkëmbim informacionesh mes agjencive dhe partneret e huaj.

Grupi “ Bajri ” ishte padyshim një nga 40 grupet kriminale të skeduara nga policia e shtetit. Por sipas vetë deklarimeve të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, në Shkodër tashmë ka mbetur edhe një grup tjetër kriminal pa u goditur.]

Edhe kur “Forca e ligjit” goditi në Fier, Xhafaj tha se ka ende grupe të tjera që operojnë në këtë zonë. Gjithashtu në Elbasan , ministri i brendshëm përmendi mbiemrat e dy familjeve që përfliten si të përfshira në aktivitete kriminale. Sipas burimeve edhe në Vlorë dhe Durrës janë të paktën 4 grupe kriminale që veprojnë. Por si shpjegohet fakti që këto grupe tashmë të identifikuara nuk po goditen.

“Ne mirëkuptojmë pritshmërinë e publikut për goditjen e grupeve, por duhet të kuptojnë se hetimi i krimit të organizuar është një proces kompleks që kërkon kohën e vet, bëhet fjalë për qindra orë përgjime, transkiptime, survejime ambjentale, shkëmbime infomacionesh me agjensi vendase dhe të huaja”, u shpreh Besfort Lamallari zv\ministër i brendshëm.

Sipas zv/ministrit Lamallari po shikohet mundësia e shtimit të kapaciteteve njerëzore të taskforcës qëndrore por edhe atyre rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test