Operacioni policor në Shkodër, PD: Pse heshtin Rama e Bushati për “Bajrajt”! - Bota Sot
Operacioni policor në Shkodër, PD: Pse heshtin Rama e Bushati për “Bajrajt”!

Shqipëria

E hënë, 22 tetor 2018

Operacioni policor në Shkodër, PD: Pse heshtin Rama e Bushati për “Bajrajt”!

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 18:35
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar sërish Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, t’i përgjigjet pyetjes se çfarë e lidh atë me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.

Përmes një deklarate për mediat, Salianji, shkruan se sot Rama, dhe Bushati janë mekur dhe nuk mund tu përgjigjen pyetjeve të bëra nga Partia Demokratike, pasi ata dhe Bajrat kanë bashkëpunuar në zgjedhjet e kaluara.

Deklarata e plotë e Salianjit:

“Bushati nuk iu përgjigj 5 pyetjeve që i adresoi Partia Demokratike dje.

Bushati dhe Rama janë mekur sepse:

– Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë para fushatës, gjatë fushatës dhe pas saj për t’i kthyer shërbimet grupit të Bajrajve, me emërime, tendera dhe vendosjen e shtetit në shërbim të tyre.

– Gjatë zgjedhjeve grupi Bajraj është përdorur për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit e opozitës.

– Rama i ka kërkuar grupit Bajraj, nepermjet Ditmir Bushatit, që të shtojnë numrin e deputetëve te PS ne Qarkun Shkodër sipas “mënyrës së tyre” dhe në këmbim u ka ofruar garanci për të drejtuar ata gjithë interesat në Shkodër.

– Bushati u ka dërguar falenderimet në emër të Ramës pas zgjedhjeve elektorale.

– Komunikimi me Bajrat është i shpeshtë dhe komunikimi i fundit me ta është gjatë muajve të fundit.

Shumë prej qeveritarëve dhe deputetëve të Rames kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të partnerëve.

Prandaj Edi Rama nuk e pranon vetingun në politikë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test