Çfarë po ndodh tani në Tiranë te ‘Nënë Tereza’? Helikopterë, Humer-a, dhe mjete luftarake mbushin sheshin… - Bota Sot
Çfarë po ndodh tani në Tiranë te ‘Nënë Tereza’? Helikopterë, Humer-a, dhe mjete luftarake mbushin sheshin…

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Çfarë po ndodh tani në Tiranë te ‘Nënë Tereza’? Helikopterë, Humer-a, dhe mjete luftarake mbushin sheshin…

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 19:48
Sheshi është rrethuar nga forca të shumta ushtarake dhe policore, ndërkohë që disa helikopterë ushtarakë janë parë të zbresin aty, si dhe dhjetëra mjete të blinduara ushtarake.

Helikopterë dhe mjete të shumta luftarake kanë zbarkuar në këto momente në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sheshi është rrethuar nga forca të shumta ushtarake dhe policore, ndërkohë që disa helikopterë ushtarakë janë parë të zbresin aty, si dhe dhjetëra mjete të blinduara ushtarake.

Sheshi të ngjan me një fushë-beteje, por ende nuk janë ndjerë krisma armësh.

“Mapo.al” ka mundur të sigurojë prej lexuesve të saj foto dhe video që tregojnë këto momente, kur sheshi në qendër të kryesutetit është pushtuar nga forca të armatosura shqiptare dhe të huaja.

Qytetarët që në ato momente ishin duke shkuar drejt kondrave të Liqenit Artificial, ose po shëtisnin me biçikleta në korsitë e dedikuara, janë trembur disi nga kjo “shfaqje” e paparalajmëruar.

Deri tani, media ka mësuar se aty po poërgatitet për neser një aktivitet i përbashkët mes Forcave të Armatosura Shqiptare dhe atyre Britanike, por ende nuk dihet qëllimi i saktë…

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test