Vasili: Trump kundër drogës, Rama në krah të saj - Bota Sot
Vasili: Trump kundër drogës, Rama në krah të saj

Shqipëria

E hënë, 22 tetor 2018

Vasili: Trump kundër drogës, Rama në krah të saj

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 17:44
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama lidhur me betejën e qeverisë kundër trafikut të drogës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili thekson se presidenti i SHBA-ve Donald Trump shpalli publikisht luftën kundër drogës, ndërsa shton se këto fjalë për kryeministrin shqiptar janë ato që urren më shumë. Po ashtu Vasili tha se kryeministri e përmbyti Shqipërinë me drogë.

REAGIMI I VASILIT

Trump ballas kunder droges ndersa Rama ne krah te saj dhe kunder Trump.
Donald Trump ne OKB shpalli publikisht se SHBA do te zhvilloje nje beteje dhe nje lufte nga me agresivet ndaj droges si shkaterrimtare e shoqerise,shendetit dhe ekonomise.
Per Trump kjo beteje e ashper dhe pa kompromis eshte prioritet madhor mbareboteror.
Per kryeministrin e Shqiperise fjalet “lufte ndaj droges”, jane pikerisht fjalet, qe ai urren me shume,sepse kryeministri vete eshte ai qe gjallon,vegjeton dhe qeveris permes droges,me drogen dhe per drogen.
Kryeministri e permbyti Shqiperine me droge dhe per perdorimin e kokaines e radhiti si vendin e pare.
Mbi kete kryeminister rendojne fatet e mijra familjeve te shkaterruara,mijra familjeve te kriminalizuara te perfshira ne kultivim dhe trafik droge dhe mijra jeteve me shendet te shkaterruar nga perdorimi i droges.
Trump eshte perballe droges ndersa Rama ne krah te saj,pra kunder Trump….

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test