Ligji i ri për teatrin mbërrin në Presidencë - Bota Sot
Ligji i ri për teatrin mbërrin në Presidencë

Shqipëria

Ligji i ri për teatrin mbërrin në Presidencë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:18
Ilustrim

Ligji i ri për Teatrin Kombëtar ka mbërritur në Presidencë. Burime për Top Channel nga Kuvendi dhe Presidenca thonë se ligji mban të njëjtin numër me atë të variantit të parë, 37/2018.

Kuvendi ia ka dërguar Presidentit për shpallje dhe dijeni, por palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë apo jo që të rikthejë dy herë ligjin.

Partia Socialiste e konsideron si të njëjtin ligj, pasi mban të njëjtin numër identifikues, ndërsa Partia Demokratike e konsideron si ligj të ri, gjë që do t’i jepte Metës të drejtën e rikthimit të ligjit.

Stafi i Presidentit ka marrë në shqyrtim dokumentet e përcjellë nga Kuvendi. Burime nga presidenca thonë se ende nuk ka një qëndrim se çfarë do të bëjë Presidenti Ilir Meta.

Vendimi për dekretim ose jo do të bëhet brenda 20 ditësh, pas kthimit të Metës nga OKB-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...