Shqipëria nuk lëviz nga vendi i parë, edhe këtë vit 'kampion Europe' për azilkërkuesit - Bota Sot
Shqipëria nuk lëviz nga vendi i parë, edhe këtë vit 'kampion Europe' për azilkërkuesit

Shqipëria

Shqipëria nuk lëviz nga vendi i parë, edhe këtë vit 'kampion Europe' për azilkërkuesit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:23
azilkërkuesit

Duket se rrjedhja demokrafike e Shqipërisë drejt kurbetit, nuk ka të ndalur. Edhe për këto 9 muaj të parë të këtij viti, Shqipëria vijon të jetë shteti europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE. Sipas statistikave që ka publikuar sot Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3930 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Europian. Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil, llogaritet të jetë 8040.

Franca e cila e ka ngritur shqetësimin edhe në nivel politik dhe ndërqeveritar, vazhdon që të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues.

Pas saj në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues, i referohet këtij raporti “Monitor”. Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujorit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit.

Gjatë tremujorit të dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Europian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasur me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%, raporton Eurostat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat