Arrestimi i kreut të Hipotekës në Shkodër, reagon ministrja e Drejtësisë - Bota Sot
Arrestimi i kreut të Hipotekës në Shkodër, reagon ministrja e Drejtësisë

Shqipëria

E hënë, 22 tetor 2018

Arrestimi i kreut të Hipotekës në Shkodër, reagon ministrja e Drejtësisë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 19:30
Etilda Gjonaj

Ditën e sotme u vu në pranga kreu i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, pas një urdhri të Prokurorisë, i cili dyshohet për korrupsion. Për këtë rast pati edhe një reagim nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministrja përshëndeti arrestimet, duke thënë se është një fryt i bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë.

“Jo vetëm në rastin e Shkodrës, por në një sërë operacionesh ditët e fundit janë fryt i një bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë”, tha Gjonaj.

Ministrja u shpreh se angazhimi do të vijojë edhe më tej. “Ky angazhim do të vijojë me reagime konkrete, do të goditet kushdo që abuzon me detyrën”, tha Gjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test