PD mbështetet tek vetingu në politikë, por Rama e “mbyt” debatin me agresivitet vendimesh për qytetarët

Shqipëria

PD mbështetet tek vetingu në politikë, por Rama e “mbyt” debatin me agresivitet vendimesh për qytetarët

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 12:42
Mbledhja e Qeverisë

Deri në prezantimin e nismës per vetingun në politikë në ambientet e kryesisë së Kuvendit, qeveria e ka filluar ditën me agresivitet njoftimesh. Së pari, kryeministri Edi Rama njoftoi bonuset e reja për fëmijët e porsalindur. Ai foli gjithashtu për rritje pagash dhe lehtësim taksash për biznesin, duke njoftuar një lajm të mirë edhe për biznesin e vogël.

Më pas përmes një konference për shtyp doli edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Edhe ajo foli për masa shkarkimesh për dy raste konkrete lidhur me korrupsionin.

Së fumdmi, del edhe INSTAT për të njoftuar rritje ekonomike në vend. Paraditen e sotme INSTAT ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat