Bilanci i zjarrit masiv në Finiq, 12 hektarë tokë me pemë frutore shkrumbohen

Shqipëria

Bilanci i zjarrit masiv në Finiq, 12 hektarë tokë me pemë frutore shkrumbohen

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 17:12
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar deri më tani një sipërfaqe prej rreth 12 hektarësh tokë me pemë frutore e ullinj në zonën e Finiqit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar deri më tani një sipërfaqe prej rreth 12 hektarësh tokë me pemë frutore e ullinj në zonën e Finiqit.

Zjarri ra në orët e mbrëmjes në fshatin Mesopotam dhe dëmët janë të mëdha. 3 dynym ullinj janë shkatërruar, 2 ha tokë me shekë dhe 10 hektarë të tjerë më shkurre të ulëta gjithashtu janë djegur. Në zonë është djegur dhe një shtëpi e vjetër e pabanuar.

Për shuarjen e flakëve kanë ardhur zjarrfikëse nga tre vende, Delvina, Finiqi e Saranda. Madje edhe qytetarët e zonën ndihmuan zjarrfikëset për shuarjen e flakëve të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat