Dëshmia e nënkomisarit për kërcënimin nga deputeti i PS-së, reagon Basha

Shqipëria

Dëshmia e nënkomisarit për kërcënimin nga deputeti i PS-së, reagon Basha

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 19:47
Lulzim Basha

Pasi nënkomisari i Policisë së Shtetit, Emiliano Nuhu dëshmoi se si është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rrahja për të mbyllur hetimin për djalin e tij, i cili akuzohej nga një vajzë për përdhunim, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Pushteti i bërë njësh me krimin po e trajton këtë rast si të inskenuar nga opozita”, tha Basha.

Emiliano Nuhu denoncoi disa zyrtarë të Partisë Socialiste duke thënë se i janë futur të armatosur në zyrë. Emrat që Nuhu përmendi janë deputeti Taulant Balla, kreu i Bashkisë Krujë, Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rrahja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat