Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe në mesditë me shtim të vranësirave në pjesën veriore dhe jugore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 5-20 m/s. Erë me rrahje në bregdet. Deti parashikohet i forcës 5 ballë, me lartësi vale 2.8-3.2 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 10/24 re diell
Kukës 5/19 re diell
Lezhë 10/23 re diell
Dibër 0/19 re diell
Durrës 11/26 diell
Tiranë 10/26 diell
Elbasan 8/24 diell
Berat 5/25 diell
Vlorë 10/23 diell
Korçë 4/13 re diell
Gjirokastër 10/21 re diell
Sarandë 10/22 re diell.