Arrestimi i dy amerikanëve në Tiranë, lajm në mediat e SHBA

Shqipëria

Arrestimi i dy amerikanëve në Tiranë, lajm në mediat e SHBA

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 08:41
Konferenca per media

Dy amerikanë janë arrestuar dje në Tiranë. Lajmi ndër të tjera është publikuar edhe në mediat më në zë të SHBA-ve. Sipas asaj që shkruajnë mediat në SHBA, dy amerikanët akuzohen në Shqipëri se po tentonin të prodhonin dhe më tej të shisnin drogë sintetike përmes internetit.

Një deklaratë e policisë të mërkurën tha se Vincent “Dominic” De Caro dhe Arber Isaku, të dy banorë të Nju Jorkut janë arrestuar në Morinë, gjatë kohës që tentonin të iknin nga Shqipëria. Ata janë vënë në pranga pas një urdhër –arresti të lëshuar sa i takon çështjeje të drogës.

Uniformat blu kanë thënë se dy amerikanët kanë tentuar të shesin drogën përmes kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Policia kapi mjete, materiale për prodhimin e drogës dhe gjithashtu një numër të pajisjeve elektronike. Shqipëria është një pikë tranziti për marihuanën dhe droga të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat