Kotzias për Shqipërinë: Do japim ndihmën tonë për rrugën drejt BE-së

Shqipëria

Kotzias për Shqipërinë: Do japim ndihmën tonë për rrugën drejt BE-së

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:36
Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se qeveria e vendit të tij do të ndihmojë Shqipërinë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duke folur për mediat greke, Kotzias u shpreh se gjatë takimit 4-ditor në samitin e OKB në Nju Jork, vendet e Ballkanit të anëtarësuar në BE, ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin.

Greqia, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë për të stabilizuar rajonin.
“Ne planifikojmë që deri në fund të vitit, të katërt të vizitojmë Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore për të parë se si mund t’i ndihmojmë në rrugën e tyre evropiane“, theksoi Kotzias.

Ministri grek shtoi gjithashtu se përfaqësues të këtyre katër vendeve ballkanike që janë pjesë e BE, do të bëjnë një udhëtim të përbashkët edhe në Lindjen e Mesme në fillim të vitit 2019, për të parë se si mund të zgjidhet kriza e refugjatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat