Nuhu: Sot më janë ofruar lekë të mos flas! 6 policë e panë Taulant Ballën në komisariat

Shqipëria

Nuhu: Sot më janë ofruar lekë të mos flas! 6 policë e panë Taulant Ballën në komisariat

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:02
Emiljano Nuhu

Emiljano Nuhu, ish-oficeri i larguar nga Shqipëria, ka deklaruar se militantë partie kanë kontaktuar ditën e sotme me miq të tij për t’i ofruar para në mënyrë që të mos përmendte emrin e deputetit Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, në studio paralele njëkohësisht edhe me deputetin Taulant Balla, ish-oficeri refuzoi të tregonte emrat e personave që e kontaktuan për t’i ofruar.

Ndërsa, deputeti Balla tha se kjo nuk është e vërtetë dhe do t’i bashkangjitet kallëzimit penal që ka bërë sot për shpifje ndaj Emiljano Nuhu, gazetarit Basir Çollaku që publikoi intervistën dhe ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Emiljano Nuhu: Më ka çuar një në lidhje miqësore kundrejt shpërblimit, hap gojën që mos ta përmendësh më, nëpërmjet telefonit jam kontaktuar sot. Janë lidhje shoqërore të miat, nuk mund të flas.

Taulant Balla: Edhe kjo deklaratë do t’i shtohet kallëzimit penal ndaj këtij shtetësi, në bashkëpunim me shtetasin Taulant Balla dhe Basari Çollaku, pjesë e këtij inskenimi.

Blendi Fevziu: Një gazetar që transmeton një intervistë nuk paditet. Po mos ta transmetonte, nuk do të bënte punën e tij. Ti zgjidhe me personin nëse ka gënjyer apo jo.

Taulant Balla: Kam dyshime të qenësishme që pjesë të deklarimeve të z.Nuhu i ka shtypur z.Çollaku. Unë kam bindjet e mia dhe këto i kam referuar në Prokurori. Pastaj, sa i pavarur është gazetari, këtë e vendos publiku.  

Emiljano Nuhu ka pranuar se ndodhet në një vend të Bashkimit Europian dhe ka lëvizur nga shteti zviceran, ku u përfol se ndodhej. Gazetari Blendi Fevziu dhe të ftuarit në Opinion, drejtuan disa pyetje, për ish-nënkomisarin që denoncoi skandalin e djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Intervista:

Është përdorur kjo histori për të fituar azil?

Kjo nuk është e vërtetë, se nuk e kam patur kurrë në plan. Kam ardhur brenda ditës në datë 12 shtator 20018, pasi kam marr informacion që më është porositur një vrasje për të më ekzekutuar.

Nga e mësuat?

Nga rrjeti im sekret informativ. Arsyeja ishte se isha kërcënuar në zyrën time nga Xhelal Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Që ky informacion të mos merrej vesh donin të më ekzekutonin.

Si është e vërteta e takimit në një lokal në Tiranë?

Më morën në telefon në ëhatsap, por jo ato që nxori zoti Hoxha. E pranova takimin dhe për arsye sigurie e lashë në lokal.

Përse nuk e njoftove patrullën, meqë ishte kërcënim?

E njoftova më pas patrullën. Bëra njoftim institucional. Vura në dijeni prokurorin e çështjes.Shkova në komisariatin Nr. 6, sepse ajo zonë e mbulon unazën e re.

Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar kurrë…

Jam takuar. Përse nuk dalin pamjet nga komisariati i Krujës? Stacioni i policisë ka kamera. Kanë qenë 5-6 punonjës të patrullës së përgjithshme që e kanë parë deputetin Balla të hyjë.

A keni dokumkenta që e vërtetojnë këtë?

Kam dokumenta, po r ë një kohë të dytë do t’ja paraqes drejtësisë. Nuk mund t’i jap në media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat