Plazhi i Gjeneralit nën pushtetin e zjarrit, rrezikohen banesat

Shqipëria

Plazhi i Gjeneralit nën pushtetin e zjarrit, rrezikohen banesat

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:07
Plazhi i Gjeneralit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë brezin me pisha te Plazhi i Gjeneralit në Njësinë Administrative Synej të Kavajës.

Vatra e zjarrit e nisur që prej mesditës së kësaj të enjte vijon të jetë aktiv edhe në orët e mbrëmjes.

Ndërhyrja e disa zjarrfikëseve, ndër to edhe të mbërritura nga Tirana nuk ka dhënë rezultat për shkak të flakëve gjigante dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e zjarrit.

Për këtë shkak, është kërkuar në operacion helikopteri 'Cougar' i cili po lufton me flakët prej disa orësh, por vatra e zjarrit vijon të shkrumbojë kurorën e gjelbur. Zjarri dyshohet i qëllimshëm ndërsa mësohet se nuk rrezikohen zonat e banuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat