Ngjarja e Fushë Krujës, Grida Duma: Urdhër mbrojtje vajzës, të arrestohet autori

Shqipëria

Ngjarja e Fushë Krujës, Grida Duma: Urdhër mbrojtje vajzës, të arrestohet autori

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:26
Grida Duma

Grida Duma u shpreh tejet e irrituar në “Open” me Eni Vasilin në lidhje me ngjarjen e Fushë Krujës, mbi rastin e pretendimit të përdhunimit të mundshëm të një 25-vjeçarje nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rrahja. Ngjarje e bërë publike një ditë më parë nga nënkomisar Emiljano Nuhu.

Duma u shpreh e tensionuar se duhet menjëherë të arrestohet autori i ngjarjes, ndërsa duhet të merret në mbrojtje edhe vajza.

“Nëse ne sot do të vazhdojë politikën me përbaltje personale. Ata nuk kanë lënë gjë. Këta kanë bërë gjithçka në nivel personal dhe sot thonë se është një çështje personale. Atë e kanë djegur me cigare dhe e kanë mbyllur brenda. E vetmja gjë që ju duhet të bëni sot, duhet të kërkoni llogari, pse ky njeri nuk është i arrestuar dhe kjo vajzë nuk është në mbrojtje”, tha Grida Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat