PD drejt bojkotit të Kuvendit. Paloka: Nuk kthehemi pa vetting-un e politikës

Shqipëria

PD drejt bojkotit të Kuvendit. Paloka: Nuk kthehemi pa vetting-un e politikës

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:08
Edi Paloka

Ajo që deri tani quhej marrëdhenie e kushtëzuar me Parlamentin po shkon drejt bojkotit. Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike, konfirmoi se opozita nuk do të kthehet në Parlament për sa kohë nuk plotësohen kërkesat e saj.

“Në cilin Parlament të shkojmë? Në atë Parlament ku janë përdhunuesit? Ata që mbrojnë përdhunuesit? Përfaqësuesit e krimit? Aty të shkojmë dhe ne, të bëhemi pjesë? Ne në atë Parlament nuk shkojmë. Nuk është vetëm vetting-u. Nëse Rama e pranon këtë, ne do të futemi të realizojmë këtë akt; nëse nuk e bën, do të reagojmë në formë tjetër”, deklaroi Paloka.

Numri dy i Partisë Demokratike mendon se Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti pa ndihmën e protestave popullore: “Ajo që duhet të bëjë opozita është që duhet t’i bëjë thirrje popullit që të dalë në rrugë dhe të rrëzojë qeverinë. Duhet të mblidhet dhe të dijë të rezistojë derisa Rama të ikë”.

Edi Paloka flet edhe për rastin e djalit të deputetit socialist Rrahja, duke akuzuar strukturat shtetërore se kanë braktisur vajzën e dhunuar: “Ky është skandali, që pas një akti të tillë të sulmohen viktimat dhe të mbrohen agresorët dhe përdhunuesit. Kemi një kryeministër që hesht. Ai do të flasë sepse nuk është përdhunuesi i parë që mbron. Ka pasur Rroshin”.

Nga Selia Blu, Grida Duma e bëri përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin për fshehjen e ngjarjes: “Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë. Shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të kryeministrit Edi Rama. Pa bekimin e kryeministrit sot, deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues dhe do ishte mbrojtur një viktimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat