Meta në OKB: Të përkushtuar për të ecur përpara me reformat në fusha kyçe

Shqipëria

Meta në OKB: Të përkushtuar për të ecur përpara me reformat në fusha kyçe

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:32
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta mbajti fjalën në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i shtetit theksoi se “vazhdojmë ta shohim OKB-në si një instrument shumëpalësh, përmes të cilit ruhet më së miri rendi paqësor ndërkombëtar”.

“OKB-ja u krijua me anë të një sërë përpjekjejesh të vullneteve sovrane, të cilat kanë prodhuar një trup rregullash të kodifikuara dhe praktikash të mira si zgjidhje e përbashkët për problemet e përbashkëta. 

OKB-ja as nuk ka një jetë të sajën, jashtë vullnetit të anëtarëve të saj, as nuk është imune ndaj ndryshimeve dhe zhvillimeve që ndodhin. OKB-ja është rritur ndërsa bota jonë është bërë gjithnjë e më shumë globale. Demokracia, siguria, çështjet ekonomike, zhvillimet teknologjike dhe Ëorld Ëide Ëeb, çështjet mjedisore dhe shumë të tjera, janë gjithnjë e më shumë të pranishme në axhendën e OKB-së, ashtu siç dominojnë edhe në politikat tona të brendshme. Shqipëria ndan dhe mban përgjegjësinë e saj për të qenë aktive në këtë debat, duke i shtuar e dhënë rëndësi pjesës sonë të rruzullit”, u shpreh Meta.

“Ndërsa presim një vendim pozitiv në të ardhmen për të hapur negociatat e pranimit me Bashkim Europian, ne mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara dhe pa vonesë me reformat e brendshme në fusha kyçe. Ne gjithashtu e konsiderojmë përparësinë e Bashkimit Europian për bashkëpunim të hapur rajonal si një politikë të domosdoshme”, shtoi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat