“Grup i strukturuar kriminal”: Arrestohen dy policët e Rinasit

Shqipëria

“Grup i strukturuar kriminal”: Arrestohen dy policët e Rinasit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 10:24
Policia shqiptare

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në zbatim të vendimit të Gjykatës, kanë arrestuar 2 punonjës të policisë, me shërbim në komisariatin e Rinasit.

Të arrestuarit janë punonjesit e Policisë:

– Almir Doda, 42 vjeç;

– Edmond Llaçini, 34 vjeç, nga Tirana.

Arrestimi u krye pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet po vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat