Basha i kundërpërgjigjet Ramës dhe e ngacmon me ndjeshmërinë prindërore

Shqipëria

Basha i kundërpërgjigjet Ramës dhe e ngacmon me ndjeshmërinë prindërore

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:19
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Lideri i partisë Demokratike Lulzim Basha e quan projekt personal të kryeministrit Edi Rama, krimin shtetëror. Dhe për këtë qëndrim ai mori shkas nga një reagim që kreu i qeverisë pati për historinë e abuzimit me një vajzë nga djali i deputetit të partisë së tij, socialistit Rrahman Rraja.

Përmes një reagimi të shkurtër, Basha thotë se Rama po administron përdhunuesin si dhe ka humbur çdo ndjeshmëri prindërore. Në qëndrimin që Rama mbajti për herë të parë sot, disa ditë pas shpërthimit të skandalit, nuk u përmend  asnjë fjalë për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe deputetin e partisë së tij, Rraja e po ashtu as kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi. Të tre akuzohen nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu se kanë qenë prezentë në zyrën e tij kur vëllai i deputetit e ka kërcënuar me pistoletë në kokë për të mos arrestuar djalin e akuzuar për përdhunim. Te gjitha pretendimet e ngritura jane nen hetimin e Prokurorise.

“Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. 

TURP!

Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. 

Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, thotë Basha. 

Ja çfarë deklaroi më herët Rama: "Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat