Përgjigje epike e policit shqiptar në protestën kundër Edi Ramës

Shqipëria

Përgjigje epike e policit shqiptar në protestën kundër Edi Ramës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:43
Ilustrim

Partia Demokratike organizoi sot paradite një protestë në qytetin e Korçës aty ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat mbajnë mbledhjen e qeverisë këtë të shtunë.

Në protestë janë dhe deputetët e PD-së.

Policia ka krijuar kordonin e sigurisë dhe nuk lejon protestuesit t'i afrohen godinës, por megjithatë kjo nuk i ka shmangur momentet e tensionit. 

Në një moment deputeti demokrat Klevis Balliu i është drejtuar një punonjësi të policisë në detyrë: "Për kë punoni për popullin apo banditin?"

Dhe polici u përgjigj: "Për familjen".

Thuajse ne te gjitha qeverite, policia e Shtetit eshte akuzuar gjithmone nga forcat politike ne opozite si e lidhur me pushtetin, qendrim i shprehur vecanerisht ne protesta dhe tubime kunder qeverise, ku policise i duhet te jete ne krye te detyres perte ofruar siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat