Infermierët shqiptarë drejt Gjermanisë, ulet kërkesa për master

Shqipëria

Infermierët shqiptarë drejt Gjermanisë, ulet kërkesa për master

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 19:56
Ilustrim

Urdhri i infermierit raportin se 750 të diplomuar dhe profesionistë lënë Shqipërinë duke aspiruar tregun e punës në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

Kjo e vërtetë në auditoret fakultetit të infermierisë po reflektohet në uljen e të rinjve që duan të vazhdojnë nivelin e dytë, pra masterin në 6 programet e infermierisë.

Nëse para këtij eksodi bluzave të bardha apo studentëve, kërkesat për të vazhduar masterin ishin disa me të larta se kuotat, tani ka një raport të zhdrejtë; kuota të lirë dhe studentët që nuk duan të vazhdojnë masterin për shkak se një diplome bachelor i jep mundësinë të jenë konkurrentë në tregjet e huaja. 
Për studimet master shkencor vëtëm në infermieri janë 200 kuotat të lira, dhe zv dekania Manika Kreka ka këtë ftesë.

Manika Kreka: Në fakultetin tone të shkencave mjekësore teknike ofrohen disa programe studimi infermjeria, teknik imazherie, teknik fizioterapie, teknik laboratori, mami dhe logopedi.

Në sistemin bachelor ne e  kemi përmbushur shumë mirë. Eksperienca e viteve të kaluara sigurisht që ka treguar aplikimet për master janë por jo në nivelin e programit bachelor. Studentët duhet ti thellojnë studimet , sigurisht masteri profesional ka dhe kuotat më të shumta dhe ne shpresojmë që ato të përmbushen plotësisht.

Ka dhe programe të reja në master në fakultetin e shkencave mjekësore teknike.

Manika Kreka:  " Së fundmi presim dhe një program te shtatë për kujdes paleativ që shumë shpejt do fillojë të jetë pjesë e programeve tona. Janë hapur aplikimet për këto programe, studentët janë të lirë të aplikojnë të gjitha janë, të gjitha dokumentacionet, kriteret janë shpallur në faqen tonë te fakultetit kemi të gjitha hapësirat infrastrukturore. Ne fakultetin tonë kapacitetet profesionale për të ofruar më së miri këto programe studimi.

Në programin e mamisë ka rreth 50 kuota, po ashtu edhe në logopedi. Gjithashtu në masterin profesional, pra 1 vjecar për programin e infermierisë ka rreth 200 kuota për këtë nivel dhe në fizioterapi rreth 100.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat