Pezullohet gjoba për vetëdeklarimin e vendbanimeve

Shqipëria

Pezullohet gjoba për vetëdeklarimin e vendbanimeve

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:53
Drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile

Pezullohet gjoba 10 mijë lekë të reja për mosdeklarimin e vendbanimeve. Në një intervistë për TV Klan, drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile tha se brenda 6 muajsh qytetarët duhet të deklarojnë vendbanimin e tyre, ndryshe nuk do të përfitojnë asnjë shërbim në zonën ku banojnë.

“Nisur nga fluksi i madh i qytetarëve në 355 sportelet e gjendjes civile, por dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile ndërmorëm këtë iniciativë për të pezulluar masën administrative  gjobë prej 10 mijë lekësh të reja për të gjithë ata qytetarë që brenda periudhë së amnistisë së pezullimit do bëjnë regjistrimin e vendbanimit aty ku banojnë realisht”, tha Bledar Doracaj, Drejtor i Gjendjes Civile.

Pas 6 muajsh, të gjithë  ata që nuk kanë deklaruar vendbanimin e tyre do të penalizohen me masë administrative.

Por çfarë do të bëhet për emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kanë banesa në Shqipëri.

“Sëbashku me Ministrinë e Jashtme kemi bërë gati një tjetër projekt madhor, është vetëdeklarimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit online, ata mund të deklarojnë onlinë adresën në Shqipëri.”

Sipas Doracajt, emigrantët nuk do të kenë asnjë kosto financiare për vetëdeklarimin e tyre tek portali e-Albania. Kjo nismë synon regjistrimin e saktë të popullsisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat