Parashikimi i motit, tetorit nis me rrezik të lartë zjarri, reshje shiu dhe erë të fortë!

Shqipëria

Parashikimi i motit, tetorit nis me rrezik të lartë zjarri, reshje shiu dhe erë të fortë!

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Dita e parë e tetorit në Shqipëri nis me paralajmërimin se rreziku ia zjarrit do të jetë i lartë, e sidomos në zonën e Fierit.

Kjo është një pjesë e njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, i cili shprehet se duke filluar nga nesër, në territorin shqiptar do të afrohet shiu ndërsa temperaturat do të mbajnë vlerat e ulëta të ditëve të fundit.

Për më tepër lexoni postimin e IGJEUM:

Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarkun FIER (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). 

KUJDES : afër nivelit “I LARTË” pritet të jenë edhe qarqet LEZHË dhe DURRËS.

Pjesët kufitare ndërmjet QARKUT SHKODËR dhe QARKUT LEZHË dhe pjesa qendrore e QARKUT KUKËS me shtrirje deri në kufi me qarkun SHKODËR do të vazhdojnë të mbeten në vlera të larta rreziku.

QARQET me dalje në BREGDET do të vazhdojnë të jenë veçanërisht të rrezikuar në pjesën perëndimore të tyre.

Pjesa tjetër e Shqipërisë mbetet në nivel “I MODERUAR”, por relativisht me intensitet më të ulët krahasimisht me ditët e kaluara.

Më shumë detaje do të gjeni në buletinin e ardhshëm.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET 

Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.01) priten reshje të dobëta në qarqet Korçë dhe Gjirokastër. Në pjesën tjetër të territorit nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C

në vendet e ulëta: 15 / 25 °C

në vendet malore: 8 / 20 °C

ERA 

Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.01) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat