Akuzat e PD, Rama: E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën

Shqipëria

Akuzat e PD, Rama: E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 20:01
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi një truk për të mashtruar opinionin publik, arrestimin e të riut Rexhep Rrajas.

Rama shkruan se :E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin.

PD, pasditen e së dielës tha se Rama po tenton të mbyllë një skandal politik, atë të përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit Rraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat