Zbardhet vrasja në Dibër: Arrestohen tre persona pas krimit të rëndë

Shqipëria

Zbardhet vrasja në Dibër: Arrestohen tre persona pas krimit të rëndë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 09:45
Dibër

Policia e Dibrës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë me thikë një 36-vjeçar. Policia arreston njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes. Gjithashtu arrestohen babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për moskallëzim krimi. Shpallet në kërkim autori kryesor i ngjarjes . Sekuestrohen nga grupi hetimor një sërë provash që çuan në zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Nga specialistët për hetimin e Krimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Vangjel Balla, 20 vjeç, banues në fshatin Muhur.

-Sami Lusha, 56 vjeç, banues në fshatin Arras.

-Blerim Lusha, 25 vjeç, banues në fshatin Arras.

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 30.09.2018, dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla (i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nuk kanë kallëzuar për rrethanat e krimit.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për Vangjel e Aleksandër Ballën për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 Kodit Penal, dhe për shtetasit Sami dhe Blerim Lusha për veprën penale “Moskallëzim krimi’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 300 dhe 25 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat