Dhuna ndaj Xhisielës, Majlinda Bregu: Politika e ka përdorur si tabelë qitje

Shqipëria

Dhuna ndaj Xhisielës, Majlinda Bregu: Politika e ka përdorur si tabelë qitje

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:09
Majlinda Bregu

Dhuna ndaj grave, një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri është rikthyer edhe njëherë fuqishëm në vëmendjen e publikut pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut, e cila ka denoncuar si dhunues të saj djalin e një anëtari të Parlamentit të Shqipërisë.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregun, një zë i fortë publik kundër dhunës ndaj grave, ka qenë e ftuar në studion e “Top Talk”, përballë gazetarit Denis Dyrnjaja.

Për Majlinda Bregun institucionet shqiptare bëjnë shumë pak për rastet e dhunës dhe në shumicën e rasteve hallkat e shtetit nuk funksionojnë siç duhet për të mbrojtur femrat e dhunuara.
Por historia e Xhisielës, për Majlinda Bregut po përdoret politikisht dhe ende nuk po bëhet asgjë për t’i ofruar mbështetje.
Ajo që më ka shqetësuar ka qenë fati dhe gjendja e vajzës, politika do e përdorë derisa të dalë lajmi i radhës dhe më pas do e harrojnë. Fatkeqësisht, ne në pjesën e konsumit të politikës së përditshme harrojmë se sa për “mish për top” përdoren hallet e njerëzve.
Të parët që duhet të kishin reaguar, duhet të ishin institucionet e drejtësisë. Ata që kanë marrë të parët dëshminë e vajzës duhet t’i kishin thënë përpara se t’i bërë publike një polic i larguar nga Shqipëria, e nuk do të kishim mbërritur deri këtu. Dhe kjo është më e rënda për mua. Keqpërdorimi politik. Asnjë politikan dhe asnjë qeveri, qoftë më e mira në botë nuk lufton vetëm çdo episod dhune. Kam parasysh deklaratat e të gjithë atyre që në vend që të shqetësoheshin për fatin e vajzës, e kanë përdorur për tabelë qitje për të hedhur sulme ndaj njëri-tjetrit. Kjo nuk ishte vetëm nga ana e opozitës, por kundërpërgjigjja ka qenë edhe nga ana e opozitës. Do kishte qenë me vend, që të ngrihej një grup që të mund t’i mbështetje vajzës dhe familjes së saj. E më pas të fliste me nder se çfarë bëhet në mbrojtje të personit të dëmtuar. Deri më tani nuk ka pasur raste që vajzës ti ofrohet mbështetje emocionale, psikolog dhe për të kuptuar traumën se ku jetonte”, u shpreh Majlinda Bregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat