Berisha: Arrestimi i Rexhep Rrajës, si e liroi Rama prej 7 veprave penale

Shqipëria

Berisha: Arrestimi i Rexhep Rrajës, si e liroi Rama prej 7 veprave penale

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 18:11
Sali Berisha

Një ditë pas arrestimit të djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, Sali Berisha ka publikuar në Facebook, një mesazh të ardhur nga një qytetar dixhital.Në këtë mesazh Berisha shkruan se Rama e “çliron nga 7 vepra penale përdhunuesin e partisë së tij, Rexhep Rraja”.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama çliron nga 7 vepra penale perdhunuesin e partis se tij, Rexhep Rraja!

Prokurori dixhital shkruan. sb

“Pershendetje dr dj3 nga zyra e Edi Rames doli urdheri i prere qe Rexhep Rranja te akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes.Nderkoh qe jane shkelur ne flagrance nenet qe vijojne:

[?] Neni 84 – Kanosja

– Denim me gjobë ose burgim gjer në 1 vit

[?] Neni 90 – Dëmtime të tjera me dashje

– Denim me gjobë ose burgim gjer në 6 muaj

[?] Neni 102 – Mardhenia seksuale me dhune me të rritura

– Denim 3 gjer në 10 vjet burgim

[?] Neni 104 – Mardhenia seksuale ose homoseksuale me kërcënimin me përdorimin e armës

– Denim 5 gjer në 15 vjet burgim.

[?] Neni 110 – Heqja e paligjshme e lirisë

E kap pjesa ku shkaktohen edhe lëndime fizike.

– Denim 3 gjer ne 7 vjet burgim.

[?] Neni 278 – Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve

– Denim me gjobë gjer në 7 vjet burgim.

[?] Neni 301 – Veprime që pengojë zbulimin e së vërtetës

-Denim me gjobë ose burgim gjer në 3 vjet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat