Nënë e bir rrihen me babanë, ‘palët’ denoncojnë në Polici, njëra-tjetrën për dhunë

Shqipëria

Nënë e bir rrihen me babanë, ‘palët’ denoncojnë në Polici, njëra-tjetrën për dhunë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 00:32
Kukës

Një rast i pazakontë dhune në familje, është regjistruar nga Policia e Kukësit. Kryefamiljari është denoncuar nga bashkëshortja dhe i biri, për dhunë fizike ndaj tyre.

Nga ana tjetër, ai i është kundërpërgjigjur “flakë për flakë” denoncimit me denoncim, duke kallëzuar bashkëshorten dhe djalin, për dhunë fizike ndaj tij.

Nga ana e saj Policia Vendore u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për të tre personat.

Komisariati i Policisë Kukës:

Më datë 30. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K. Xh., vjeçe 48, banuese në fshatin Cernaleve, pasi bashkëshorti M. Xh., vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat