Denoncimi/ Xhisiela u kërcënua për vdekje nga mafia, që të jepte dëshmi të rreme

Shqipëria

Denoncimi/ Xhisiela u kërcënua për vdekje nga mafia, që të jepte dëshmi të rreme

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:59
Rexhep Rraja, Xhesiela Maloku

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u shpreh se mafia qeveritare kërcënoi me vdekje Xhisielën duke e detyruar të thotë dëshmi të rreme.

Vasili shkruan se Kryeministri Rama kërcënoi oficerin Nuhu dhe po e çon Xhisielën në burg vetëm që dhunuesi të dalë nga burgu.

Ja reagimi I plotë I Petrit Vasilit  

Mafia e qeverise çon ne burg Xhisielen per deshmi te rreme,cfare krimi....

Te nderuar miq.
Ju paralajmerovatre dite me pare qe media e kazanit dhe kryeministri qe i quan te tilla e kishin bere paktin per te shantazhuar viktimen Xhisiela.
Per fat te keq te secilit ne kete vend keshtu ndodhi dhe 
Mafia e qeverise vuri ne levizje mediat sic i quan ajo te kazanit dhe i shnderroi ne bashkeautore te turpit te radhes.
Mafia qeveritare kercenoi per vdekje Xhisielen viktimen duke e detyruar te thote se ka dhene deshmi te rreme.
Ky pohim e con vajzen e shkrete ne burg ndersa dhunuesin ne liri.
Kryeministri i moralit te ri Xhisielen e con ne burg edhe oficerin e kercenon qe do ta fuse gjalle a vdekur ne burg vetem e vetem qe dhunuesi te dale nga burgu.
Motua e kryeministrit eshte nje dhe vetem nje:
"rrofte dhunuesi poshte viktima"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat