Psikiatri tregon nëse Xhisiela gënjeu dje kur ndryshoi dëshminë mbi dhunën

Shqipëria

Psikiatri tregon nëse Xhisiela gënjeu dje kur ndryshoi dëshminë mbi dhunën

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:51
Xhisiela Maloku

Xhisiela Maloku është dhunuar fizikisht e psikologjikisht dhe për këtë ka mjaft prova, duke nisur nga gjuha e saj trupore, e parë mbrëmjen e djeshme në dy intervistat televizive të dhëna prej saj.

Është ky konkluzioni i psikiatrit Neli Demi. I ftuar në rubrikën Opinion në News24, Neli u shpreh se vajza nuk është në gjëndje të japë një shpjegim të qartë të asaj që ka ndodhur dhe se dukshëm sipas tij, mbi të është ushtruar dhunë e vazhdueshme.

“Vajza nuk është në gjendje t’i shërbejë publikut për këtë fenomen që ka tërhequr publikut pasi barra për të sqaruar këto gjëra nuk i takon asaj. Ajo dhe familja e saj duhet të merret në mbrojtje për të krijuar një ambient që të lehtësojë gjëndjen psikologjike të vajzës.

U bënë shumë analiza për përgjigjet kondradiktore, por nuk është çudi kur je  brenda ciklit të dhunës, se bëhen dhe për të mbrojtur veten pas frikës ekstreme.

Vura re te Xhsiela një persion të jashtëzakonshëm nga gjuha e saj trupore. Thashë që ka nevojë për ekzaminim të hollësishëm, që duhet të ishte një nga hapat e parë për të krijuar ambient të sigurtë për personin.

Nëse këto hapa nuk ndërmerren, nuk shoh ndonjë pritshmëri pozitive lidhur me gjendjen e saj psikologjike”.

Sipas jush ka fshehur dhunën se ndihet e kërcënuar?

“Në rast se marrim të mirëqenë të gjitha denoncimet, është e qartë si drita e diellit se tani ajo është e dhunuar dhe po e fsheh atë dhënë si pasojë e një presioni të vazhdueshëm mbi të, nga disa persona, jo vetëm nga ish-i dashuri i saj.  Bërja publik e këtij rasti jep mundësinë për të ndërhyrë, për të bërë ndryshime, për t’u marrë masa,” tha Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat