Policia plagosi qytetarin në Tiranë, SHÇBA e cilëson si një “e shtënë e pavullnetshme” - Bota Sot
Policia plagosi qytetarin në Tiranë, SHÇBA e cilëson si një “e shtënë e pavullnetshme”

Shqipëria

Policia plagosi qytetarin në Tiranë, SHÇBA e cilëson si një “e shtënë e pavullnetshme”

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:17
Ilustrim

Këtë të martë deputeti i PD-së Salianji publikoi një video ku tregonte mbi dhunën e ushtruar ndaj një qytetari në Tiranë, që sipas tij kishte ardhur nga policia e shtetit.

Deputeti shprehej se policia e kish fshehur ngjarjen deri më tani.

Media u interesua për rastin e Sidian Tabakut i cili në intervistë u shpreh se është qëlluar katër herë me plumba nga policia. Një prej të shtënave e ka zënë në këmbë, ndërsa më tutje oficerët e policisë e kanë rrahur.

Por pretendimit të qytetarit nuk i është përgjigjur në mënyrë të njëjtë deklarata zyrtare e Shërbimit për Çështjet e Brendshme. 

Njoftimi, i bërë publik disa orë pas denoncimit, sqaron se ngjarja e ndodhur dje në orët e vona të natës ka nisur për shkak se Sidian Tabaku nuk i ka ndaluar patrullës por përkundrazi ka shtuar gazin në tentativë për t’ju arratisur.

Sipas njoftimit të SHÇBA-së, i riu teksa arratisej me motorin e tij është përplasur e për pasojë ka pësuar dëmtime në fytyrë e trup. Ndër në lidhje me plumbin që ka marrë i riu, SHÇBA e sqaron kështu:

"Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se Sidian Tabaku ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri. Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysmë errësirë në rrugica.Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme. Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin”.

NJOFTIMI I PLOTE:

Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në “Rrugën e Dibrës”, iu bë shenjë nga një patrullë e Policisë për të ndaluar.

Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit “Nënë Tereza”. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë.

Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motorri dhe ka vijuar lëvizjen me vrap.

Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri.

Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica.

Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme.

Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin.

Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës.

Në fund të veprimeve hetimore, shtetasi S.T. është proceduar në gjendje të lirë për “Mosbidje ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Hetimi është kryer nga strukturat e SHÇBA Tiranë, të cilat kanë proceduar punonjësin e Policisë B.B., për “Plagosje nga pakujdesia”.s

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test