Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu ka reaguar pas lajmit se Telekomi Serbisë mund ta blej Telekomin e Shqipërisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se po provohet se kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama është i emëruari i Serbisë.
Për më tepër, ai ka shkruar se “nuk thotë asgjë nga sa duhet të thotë fjala tradhti kombëtare nëse ndodh që Rama i jep Serbisë telekomin e Shqipërisë”.
Postimi i plotë:
Nese Edi Rama ia jep Serbise Telekomin e Shqiperise, kjo nuk provon asgje tjeter me shume se sa ate qe e mendojne shume njerez e nuk e thone se Edi Rama ndjehet ne postin qe ka si i emeruar prej Serbise. Si guvernator serb ne Tirane.
Kam patur frike qe kur u be martesa e socialiste en Shkoder me LSI nen duartrokitjen e Tadicit kur erdhi Rama ne pushtet.
Nese Edi Rama ia jep Serbise telekomin e Shqiperise, ne nje fare menyre ka bere nje hap gjigant para ne drejtimin e asaj qe e mendojne shume njerez e nuk e thone se Shqiperia po behet pjese e Jugosllavise se re.
Nuk jam kunder bizneseve e shkembimeve mes shteteve, por telekomin nuk do te doja tua jepte shteti yne fqinjeve.
Ndersa flitet se Rama do t'ia jape telekomin Serbise, me dalin para syve fjalet e Vaso Cubriollovicit kur shkruan se me Tiranen e kemi kollaj t'i zgjidhim problemet pasi ne Tirane ecen paraja.
Nuk thote asgje nga sa duhet te thote fjala tradheti kombetare nese ndodh qe Rama i jep Serbise telekomin e Shqiperise.