Kërcënohet sërish me jetë koleksionisti i njohur shqiptar

Shqipëria

Kërcënohet sërish me jetë koleksionisti i njohur shqiptar

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:59
Gjergji Thimio

Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimio, deklaron se është kërcënuar me jetë nga dy persona, që sipas tij njihen si persona problematikë në Korçë.

Për Ora News, Thimio tregon se këta persona i kanë shkuar në galerinë e tij dhe e kanë kërcënuar.

Ai thotë se rastin e ka referuar në polici por askush nuk ka shkuar ta marrë në pyetje.

Thimio: Jeta ime është në rrezik sepse kam nxjerr fakte me prova zyrtare për vjedhjen e veprave të artit.Me futën në burg padrejtësisht. Ndërsa tani kërkojnë të më vrasin.

Në këto rrethana, koleksionisti Thimio thotë se do vazhdojë të qëndrojë i ngujuar në galerinë e tij pasi aty ndihet më i sigurt për shkak se ambjenti është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

"Kërkoj mbrojtje nga Ambasada amerikane" apelon Thimio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat