Elbasan, nis rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare, Mengël

Shqipëria

Elbasan, nis rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare, Mengël

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:44
Elbasan

Pas përfundim të procedurave ligjore të tenderit publik Bashkia e Elbasanit nisi sot rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Mengël.

Kryetari i Grupit Parlamentar Talant Balla së Bashku me Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, Drejtorin e DAR dhe zyrtarë të tjerë inspektuan nisjen e punimeve dhe informuar opinionin publik me shtyrjen politike që u është bërë banorëve të Menglit, në një protestë të pakuptimtë e cila për 6 orë bllokoi trafikun në gjysmën e Shqipërisë:

“Siç e keni ndjekur në gjithë këto ditë, ja dhe e vërteta e gjithë kësaj historie. Bashkia Elbasan, ka një kujdes të veçantë për të gjitha shkollat, kujtoj këtu që vetëm gjatë këtij viti në Elbasan kemi hapur disa shkolla tërësisht të rikonstruktuara”, tha Balla.

Më tej Balla shton se “Këtu kemi një shkollë e cila ka pasur probleme prej shumë vitesh, të cilat vit pas viti, siç na informojnë edhe inxhinierët kishin degraduar derisa e gjithë pjesa e sipërme e trarëve është e dëmtuar dhe soleta rrezikonte të binte brenda klasës.

“Po bëhet kjo ndërhyrje urgjente, dhe unë dua të falenderoj Këshillin Bashkiak të Elbasanit të cilët propozimin e Kryetarit të Bashkisë e miratuan në unanimitet, madje përfaqësuesit e përgjegjshëm të asaj partie e kanë mbështetur vendimin.Në përfundim të 15 ditëve shkolla do të jetë funksionale. Dua të them diçka që ka të bëjë me shpifjet dhe me keqinformimin që i bëhet gjithmonë opinionit publik nga disa njerëz të një partie që ka humbur lidershipin, ka humbur ekipin dhe programin”, tha ai.

Po ashtu Balla i konsideroi të turpshme qëndrimet e opozitës për të bllokuar shkollën.

“Eshtë turp që dje u mbajt për 6 orë e bllokuar, nga ana e një deputeti të PD, rruga kombëtare, ku të sëmurë, pensionistë, fëmijë që qarkullojnë në këtë rrugë nuk dinin se ç’po ndodhte. A ka sot një arsye se pse u protestua? A mund t’i fusnim fëmijët në këtë shkollë dhe të rrezikonin jetën e tyre? Ky është turp!”, tha Balla.

Shkolla 9 vjeçare e Menglit u mbyll një vit më parë kur tërmeti e degradoi edhe më tej gjendjen e saj (kujtojmë se problemet e godinës kishin nisur që në vitin 2011) ç’ ka detyroi Bashkinë të siguronte jetën e fëmijëve duke i dërguar ata në shkollat e qytetit (2 km largësi) me transport të garantuar, falas.

Bashkia e Elbasanit kërkoi rikonstruksionin total të godinës duke shtuar edhe klasa, për shkak të numrit të madh të nxënësve, sistemin e ngrohjes dhe të gjitha parametrat e kërkuara./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat