“Xhisiela”, Balla i përgjigjet Bashës: Do Kërkosh falje publike

Shqipëria

“Xhisiela”, Balla i përgjigjet Bashës: Do Kërkosh falje publike

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:22
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar për rastin e “Xhisielës”, menjëherë pas reagimit edhe të kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

Ai ka deklaruar se do të detyrohet kreun i PD-së të kërkojë ndjesë publike me vendim gjykata për shpifje. Balla mes tjerash rikujton edhe shprehjen e Adernauerit.

“Sa herë flet Luli, kujtdo i kujtohet një shprehje e Adenauerit: “Duke qenë se Zoti i ka vënë kufinj inteligjencës së njeriut, është e padrejtë që nuk i ka kufizuar edhe budallallëkun”.Lulzim! Të garantoj që ti do të detyrohesh me vendim gjykate të kërkosh ndjesë për shpifje!”, shkruan  Balla në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat