Deputetja e PD: Xhisiela është marrë peng nga krimi! Pse p9olicia nuk e shoqëroi në dy televizionet

Shqipëria

Deputetja e PD: Xhisiela është marrë peng nga krimi! Pse p9olicia nuk e shoqëroi në dy televizionet

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:36
Deputetja demokrate Albana Vokshi,

Deputetja demokrate Albana Vokshi, e ftuar në studion e lajmeve të syri.net, tha se rasti i Xhisiela Malokut tregoi se shteti ka rënë dhe është marrë peng nga krimi.

Sipas saj policia nuk mbron qytetarët por kriminelët, dhe sot shumë efektivë policie të ndershëm po largohen nga vendi.

‘Rasti i Xhisielës po nxjerr para shqiptarëve çdo hallkë të këtij sistemi të inkriminuar. 2 muaj vajza ka qenë peng i kriminelëve, i një prej bandave më të rrezikshme, bandës së Nuiklës. Ajo e ka bërë para dy muajsh denoncimin në 3 komisariate, pse asnjë nga hallkat e dhunës në familje. Ministri i Brendshëm pse nuk foli. Sot po ikin punonjësit e ndershëm të policisë dhe po qëndrojnë ata punonjës që janë të lidhur me krimin, ose janë të shantazhuar prej tyre. Për kë punon policia sot, kur nuk mbron dot as punonjësit e vet. Vajza duhej të ishte marrë në mbrojtje dy muaj më parë. por megjithëse u mor në mbrojtje 1 javë pasi denoncoi Emiljano Nuhu, ku mbasi foli Rama, institucionet e tjera folën për të mbuluar çështjen. Vajza vajti në dy te3levizione, por ju e dini nga kush ishte e shoqëruar, ju e dini që edhe intervistat ishin të porositura nga njerëzit e Rrajes dhe bandës së tij. Ajo ishte mësuar se për çfarë do të flitej, për ta çliruar nga akuzat djalin e deputetit të mbrojtur nga Rama. Fakti është se vajza është peng e krimit, ku ishte policia pse nuk e shoqëroi vajzën në dy televizione’, tha Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat