Marrëveshja e detit, Meta: Ratifikim, vetëm kur të ketë 'Kushtetuese' funksionale, mosmarrveshje me Bushatin

Shqipëria

Marrëveshja e detit, Meta: Ratifikim, vetëm kur të ketë 'Kushtetuese' funksionale, mosmarrveshje me Bushatin

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:06
Presidenti i Republikës Meta

Presidenti i Republikës Meta është ka deklaruar se Parlamenti duhet të ratifikojë një marrëveshje të mundshme me Greqinë, vetëm pasi të ketë Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kreu i shtetit u shpreh se ka patur mosmarrëveshje me Ministrin e Jashtëm Bushati rreth disa aspekteve të kësaj cështje, për të cilat të ka diskutuar me Kryeministrin Rama.

Ai tha se kjo është një cështje delikate duke patur parasysh se ka edhe një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese

Ja disa nga deklarimet e Presidentit Meta për këtë cështje

Marrëdhëniet me fqinjët i kam përzemër dhe sdua të hyj në polemika, por kjo cështje është shumë e rëndësishme dhe për këtë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Është cështje delikate tek ne por edhe në Greqi.

Me Bushatin kam patur disa mosmarrveshje për këtë cështje.

Ja kam bërë të qartë një gjë të tillë Ramës, por e kam bërë të qartë që një marrveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament vetëm kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat