“Kam qenë apo jo në komisariatin e Fushë Krujës”, le ta zbardhë prokuroria

Shqipëria

“Kam qenë apo jo në komisariatin e Fushë Krujës”, le ta zbardhë prokuroria

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:41
Taulant Balla

Nga salla e parlamentit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i kërkon prokurorisë të hetojë menjëherë akuzat nëse ai ka qenë në komisariat për të kërcënuar nënoficerin Emiljano Nuhu.

"Thirrja ime ndaj prokurorisë  të hetojë menjëherë serinë e radhës "Babale 2". Nëse unë, Rrahman Rraja apo Artur Bushi kemi qenë atje? Ka prova për ta vërtetuar. Ju garantoj se kjo histori do të jetë histori e radhës së turpit të përfshirë në një shantazhim të deputetëve kryetarit të gurpit PS për të cilin e garantoj nuk shantazhohem kurrë. Nga Lulzimi jo e jo se me të shantazhu Lulzimi është turp”, tha ai.

Sipas Ballës PS ka prova të qarta se Basha ka shantazhuar sipërmarrës.

“PD kërkoi pazar për të ndryshuar 7 ligjet e vetingut dhe ne nuk bëhemi kurrë pjesë e pazarit në kurriz të vetingut. Nuk do të pranojmë kurrë veting të politikës pa u hetuar korrupsioni 27 vjeçar.

PD ka sjellë në kuvend dy faqe letër që jo vetëm që ngrihet dru me ferra para drejtësisë por që synohet të bllokohet SPAK e Byroja e hetimit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat