Kërcënimi ndaj ish oficerit Nuhu, Balla padit dy zyrtarë të tjerë të PD-së

Shqipëria

Kërcënimi ndaj ish oficerit Nuhu, Balla padit dy zyrtarë të tjerë të PD-së

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 16:27
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka shtuar kallëzimit të tij për shpifje dhe shpërdorim të detyrës edhe dy deputetë të PD-së këtë të enjte.

Balla ka paditur në prokurori deputetët Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeja për të njëjtat akuza për të cilat paditi Lulzim Bashën, gazetarin Basir Çollaku si dhe ish oficerin Emiljano Nuhu.

Padia vjen për shkak të çështjes së njohur tashmë në lidhje me denoncimin e bërë nga ish oficeri Nuhu, i cili pretendon se për rastin e Xhisiela Malokut, në zyrën e tij në stacionin e policisë në Fushë- Krujë, vëllai i deputetit Rrahman Rraja e ka kërcënuar të me pistoletë në kokë. Në atë moment në zyrë ka qenë Taulant Balla, kryebashkikau i Krujës Artur Bushi si dhe vëllezërit Rraja. Ky është pretendimi i Emiljano Nuhut, ndërsa në anën tjetër, opozita dy ditët e fundit ka bërë publik pretendimin se policia ka nisur punën për të fshirë kamerat e sigurisë që vërtetojnë se Taulant Balla ka qenë në stacionin e policisë dhe është pjesëmarrës në kërcënimin e ish oficerit, po aq sa dhe në fshehjen e dhunës ndaj Xhisiela Malokut, ish e dashura e djalit të deputetit Rrahman  Rraja. Kujtojmë se aktualisht i riu Rexhep Rraja ndodhet në burg nën akuzën e përndjekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat