“Xhisiela”, Taulant Balla dëshmon në Prokurori…

Shqipëria

“Xhisiela”, Taulant Balla dëshmon në Prokurori…

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 18:13
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është thirrur për të dëshmuar në prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, ku është i përfshirë djali i deputetit, Rrahman Rraja.

Oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu pretendon se u kërcënua me armë në praninë e Taulant Ballës, Rrahaman Rrajes dhe Artur Bushit më 21 korrik në komisariatin e Fushë-Krujës.

Ish-oficeri i Krujës pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Mësohet se kryetari i grupit parlamentar të PS, i pyetur për këto akuza, i ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke mohuar se ka qenë në komisariatin e Krujës duke u shprehur se nuk ka lidhe me këtë histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat